Wednesday, September 10, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBllokohet Çairi, Izet Mexhiti hap shtabin (FOTO)

Bllokohet Çairi, Izet Mexhiti hap shtabin (FOTO)

Bllokohet Çairi, Izet Mexhiti hap shtabin

Çairi sonte ishte i mbushur me qytetarë dhe përkrahës të shumtë, teksa u zhvillua ceremonia e hapjes së shtabit zgjedhor të Izet Mexhitit.

Me këtë rast u dha mesazhin se Çairi do të jetë pika e nisjes së ndryshimeve të mëdha politike.

“Bllokohet Çairi, sepse Çairi është zemra e demokracisë. Këtu fillon ndryshimi, këtu hapet rruga e së ardhmes. Me vizion, me punë dhe me besimin e qytetarëve, do ta bëjmë Çairin dhe gjithë vendin model të zhvillimit,” – kështu komentojnë mbështetësit e Vlen-it në rrjetet sociale me rastin e hapjes së shtabit zgjedhor.

Hapja e shtabit në Çair shihet si një moment kyç i fushatës, duke pasur parasysh rëndësinë që kjo komunë ka jo vetëm për shqiptarët në Shkup, por edhe për skenën politike të Maqedonisë së Veriut në përgjithësi.

Atmosfera festive, prania e qindra qytetarëve dhe mesazhet për unitet e mobilizim e bëjnë këtë ngjarje një sinjal të qartë për garën e ardhshme zgjedhore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments