Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBllokohen llogaritë e kumbarës së Gruevskit në Monako?!

Bllokohen llogaritë e kumbarës së Gruevskit në Monako?!

Prokuroria Publike ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit të koncesionerit të qendrave të dializës në Maqedoni, kompanisë Diamed, e cila kishte shitur për 11 milionë euro dhe paratë janë transferuar në Monako. Kjo kompani është në pronësi të Risto Novaçevski, që është kumbara i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Gjatë procedurës, prokurori publike kompetent në periudhën e kaluar erdhi në përfundim se personi juridik Diamed Maqedoni – koncesionar i qendrave të dializës është tjetërsuar, dhe burimet financiere në një sasi të konsiderueshme janë transferuar në llogaritë në Monako. Nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare, është u dërgua kërkesës Principatës së Monakos për pezullimin e ekzekutimit të transaksioneve financiere në llogaritë ku janë transferuar para nga shitja e personit juridik në vlerë prej 11 milion eurove. Në të njëjtën kohë, Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nga Principata e Monakos ka paraqitur një kërkesë për përfshirjen e prokurorit të tyre në hetim, ku prokuroria pozitivisht miratoi kërkesën.
Siç njoftoi TV NOVA, bëhet fjalë për llogaritë e pronarit jozyrtar të Diamed Maqedoni, Risto Novaçevski i cili është kumbar i Nikolla Gruevskit nga martesa e parë dhe llogaritë e Vera Ivanova, e cila është pronare zyrtare. Sipas burimeve të NOVA Tv, gati se 11 milion euro, paratë e marra nga shitja e kompanisë Diamed Maqedoni u transferuan në Monako, nga ku institucionet kompetente të Maqedonisë ngrinë llogarinë e pronarit për 11 milion euro. Por, Vera Ivanova, pronare e Diamed Maqedoni, kompani e cila në fillim të muajit është shitur kompanisë suedeze Dijaverum thotë se deri tani nuk kanë marrë asnjë njoftim se i është bllokuar llogaria bankare personale. Ajo thotë se nuk janë bllokuar as llogaritë e Dijamed Maqedoni. Ajo pohon se ajo është e vetmja ish-pronare e Dijamed Maqedoni dhe se asnjë person tjetër nuk është e përfshirë në pronësi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!