Heller, i cili është drejtor menaxhues i një projekti të strehimit social, tha për mediat e huaja se gjeti një zarf të mbushur me shumë kartëmonedha.
Por në vend që të merrte paratë dhe t’i fuste në xhepin e tij, ai shkoi në polici për t’i dorëzuar ato.
Man finds £130,000 cash in second-hand cabinets he bought on eBay for £240… but returns the money – Goalz Online
E habitur nga shuma e parave dhe ndershmëria e burrit, policia e çoi çështjen në gjykatë dhe filloi një hetim për të gjetur pronarin e vërtetë të kuzhinës.
Hetimi zbuloi se paratë i përkisnin një gruaje 91-vjeçare nga qyteti i Halle, e cila ndodhet në një shtëpi të moshuarish, pasi burri i saj kishte ndërruar jetë.
Shitësi ishte në fakt nipi i së moshuarës, i cili tha për mediat vendase se nuk dinte asgjë për paratë e fshehura brenda dollapit.
I found £130k cash in kitchen cabinets from eBay …but there’s a gutting twist – World Customer Guide
Sipas ligjit gjerman është vepër penale mbajtja e parave të gjetura, nga 10 euro dhe më shumë, ndërsa shkelësit mund të përballen me burgim deri në tre vjet.
Për faktin se Heller-i nuk i mbajti ato, atij në bazë të shumës që gjeti i takojnë 4,500 euro, të cilat i janë dhënë, por ai nuk ka vendosur ende se si t’i shpenzojë.