Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBlerim Reka thotë se ka fituar 80 mijë vota: Po vjen ndryshimi...

Blerim Reka thotë se ka fituar 80 mijë vota: Po vjen ndryshimi dhe pranvera politike

Kandidati për president, Blerim Reka tha se është i kënaqur me rezultatin e arritur në zgjedhjet presidenciale, duke thënë se kjo ka tejkaluar pritshmëritë e tij. Ai tha se nga 50% të votave të numëruara ka siguruar mbi 50 mijë votave, ndërsa pritshmëritë e tij janë që deri në fund të sigurojë mbi 80 mijë vota.

“Ne jemi të kënaqur. Kjo i ka tejkalu pritshmëritë tona. Kemi rezultat të shkëlqyeshëm dhe në të gjitha komunat udhëheqim 3 me 1, por kemi marrë vota edhe në të gjitha komunat maqedonase. Kjo është për tu shënuar, sepse sic e kemi thënë se koncepti ynë republikë për të gjithë ,është koncept universal për të cilin do të votojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë.”, theksoi Sela.

Ai tha se numri i siguruar prej 80 mijë votave është një korpus i ndryshimeve në Maqedoni dhe që delegjitimon pushtetin në Maqedoninë e Veriut. “Ky korpus i votave paralajmëron një pranverë politike në të ardhmen, sigurisht në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen shumë shpejt”, theksoi Reka.

Ai përsëriti qëndrimin se Blerim Reka dhe dy partitë që e përkrahën nuk do të tregtojnë me votat e qytetarëve që e mbështetën kandidaturën e tij. Ai shtoi se lidhur me raundin e dytë shprehë rezerva se mund të arrihet cenzusi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments