Saturday, August 16, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBlerim Bexheti: Sot e ndalum një ligj kundër shqiptarëve

Blerim Bexheti: Sot e ndalum një ligj kundër shqiptarëve

“Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tentativa për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, e bërë pa konsultim me OSBE-ODIHR dhe pa përfshirjen e deputetëve të Aleancës Kombëtare për Integrim në një proces të hapur e gjithëpërfshirës, nuk kaloi falë shumicës së dyfishtë – Badenterit.
Ky rezultat është një fitore e parimeve demokratike dhe e respektimit të zërit të qytetarëve, sepse ligjet që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e vendit dhe proceset zgjedhore duhet të hartohen me transparencë, konsensus dhe respekt për standardet ndërkombëtare. Përpjekjet e partive të VLEN, të cilat sot mbajnë pushtet pa legjitimitet etnik në një qeveri antishqiptare, nuk mund të cenojnë të drejtat dhe përfaqësimin e barabartë të shqiptarëve.
Ne do të mbetemi të vendosur që çdo ndryshim ligjor të jetë në funksion të demokracisë, barazisë dhe përfaqësimit të drejtë të të gjithë komuniteteve në vend” ka shkruar Blerim Bexheti

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments