Konferenca Davos dha një mori parashikimesh për çmimin e Bitcoin. Parashikimet ishin nga më optimistet tek ato apokaliptiket. Ka pasur artikuj pafund që sugjeronin se bitcoin asnjëherë nuk do të shuhet, por jo të gjithë janë dakord me këto qëndrime.
Me këtë artikull kemi vendosur të marrim rolin e djallit dhe të parashikojmë skenarët më të këqij që mund të rrënojnë bitcoin. Njerëzit nuk e duan decentralizimin
Të gjithë flasim pafund për decentralizimin dhe lirinë sikur të ishte e sigurtë se kjo është ajo që njerëzit duan. Gjatë historisë së njerëzimit, njeriu është organizuar në hierarki me një figurë qendrore udhëheqëse, qoftë Zoti, Mbreti apo Presidenti.
Kur flasim për bitcoin njerëzit thonë se ka të bëjë me lirinë personale, përgjegjësinë personale, emancipimin por një pyetje: a është ajo çfarë njerëzit duan? Linux nuk ka për ta mundur Windows lehtë. Por sikur të ekzistonte një sistem operativ falas, open-source, e madje zhvilluar nga një grup kontributorësh të decentralizuar pa një hierarki? Po sikur të ekzistonte një sistem operativ që të mos përthithë çdo lëvizje tuajën në internet?
Një sistem operativ i tillë ekziston dhe askush nuk e përdor. Windows dhe MacOS janë instaluar në 95% të kompjuterëve. Linux përfaqëson vetëm 2%. Ajo që Linux ofron është thjeshtë e tepër për një përdorues mesatar. I ngjashëm është blockchain apo bitcoin. Ato mund të përdoren edhe në të ardhmen nga specialistë por askush tjetër.
Sa njerëz e përdorin shfletuesin Tor?
Një tjetër shembull i ekzistencës së një hendeku mes asaj çfarë njerëzit mendojmë se duan dhe çfarë duan në të vërtetë është shfletuesi Tor. Problemi me të dhënat personale apo privatësinë në internet është pjesë e diskutimeve të përditshme. Të gjithë thonë se nevojitet një alternativë anonime e Chrome dhe Internet Explorer i disponueshëm për të gjithë. Por ende shumë pak e përdorin shfletuesin Tor.
Lufta e Tretë Botërore
Pjesa më e madhe e gërmimit të bitcoin ndodh në Kinë dhe nëse Lufta e Tretë Botërore plas, me siguri bitcoin do të shndërrohej në një aset lufte. Një luftë mes Kinës dhe SHBA do të thoshte fundit i bitcoin.
Sabotimi
Çdo gjë që ekziston sot rreth bitcoin do të merrte fund nëse një kartel i fuqishëm vendosë të përdor armën më të fundit të bitcoin kundër këtij të fundit.