Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaBill Clinton sot feston ditëlindjen

Bill Clinton sot feston ditëlindjen

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 77-të. Bill Clinton (Wlliam Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Presidenti i 42-të i SHBA-ve ka më shumë se 22 vjet që ka lënë detyrën e kreut të shtetit në SHBA. Por në memorien e kombit shqiptar ai mbetet personaliteti më i rëndësishëm pro-shqiptar dhe ai që ka bërë më shumë se askush tjetër për shqiptarët.

Më 3 Korrik, në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve (4 Korrik), ish-Presidenti vizitoi Tiranën ku u prit me një ceremoni të veçantë.

Gjatë saj, ai u nderua me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”, çmimi më i lartë që jepet nga zyra e Kryeministrit.Çmimi u dorëzua në praninë e 1 mijë të ftuarve dhe me mijëra qytetarëve që kishin dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u bërë pjesë e nderimit të mikut më të madh të shqiptarëve.

Ish-Presidenti Clinton gëzon një popullaritet të madh mes shqiptarëve, për shkak të mbështetjes së tij për Kosovën dhe udhëheqjes së fushatës së bombardimeve ndaj Serbisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments