Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBiljana Jovanovska: Personat që kanë humbur punën kanë të drejtën e kompensimit...

Biljana Jovanovska: Personat që kanë humbur punën kanë të drejtën e kompensimit financiar

Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit, Biljana Jovanovska, e ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat tha se personat që kanë humbur punën, për shkak të krizës ose nëse kontrata e tyre e punës me afat të caktuar ka skaduar, ata kanë të drejtën e kompensimit monetar.

Siç specifikoi ajo, për të marrë ndihmën financiare, personi duhet të ketë të paktën 9 muaj punë të vazhdueshme ose nëse punësimi ka pasur ndërprerje, atëherë në 18 muajt e fundit ai duhet të ketë punuar të paktën 12 muaj.

Sa i përket sigurimit shëndetësor, në rast të humbjes së vendit të punës, Jovanovska tha:

“Personat që nuk kanë përmbushur kushtet për kompensim monetar, përmes Fondit të Sigurimit Shëndetësor kanë të drejtë të përdorin sigurimin shëndetësor. Nëse bashkëshorti ose bashkëshortja është në sigurim të detyrueshëm shoqëror, ata do të përdorin sigurimin shëndetësor përmes bashkëshortit ose bashkëshortes”, specifikoi Jovanovska.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!