Referendumi i paradokohshëm tregoi se nuk është i vogël numri i personave që posedojnë letërnjoftime apo pasaporta valide, por nga ndonjë jokoordinim apo justifikim të vazhdueshëm me lëshime sistematike janë shlyer nga Lista zgjedhore dhe nuk mund ta realizojnë të drejtën zgjedhore.
Këshilltari shtetëror nga zyra e Avokatit të Popullit, Zoran Bilbilovski në brifingun e sotëm me gazetarë theksoi se bëhet fjalë për 30.000 deri 40.000 qytetarë, që janë shlyer nga Lista zgjedhore për shkaqe të ndryshme.
Që të tejkalohet kjo situatë nga Avokati i Popullit apeloi deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve që në mënyrë adekuate t’i informojë qytetarët që janë shlyer nga Lista zgjedhore për procedurat që duhet t’i bëjnë nëse duan të votojnë.
“Mundet KSHZ-ja të paktën në fushatën zgjedhore t’i ftojë këta persona, t’i thotë se janë shlyer nga LVZ dhe t’i orientojë çka duhet të bëjnë që[ të munden ta realizojnë të drejtën e tyre zgjedhore”, tha ai.
Sipas tij, shlyerja e këtyre personave nga Lista zgjedhore ka ndodhur për shkak të nxjerrjes së letërnjoftimeve.
Gjithashtu nuk është i vogël numri i personave, që janë në burgje ose në paraburgim, bëhet fjalë për 30 deri 50 për qind nga këto persona, të cilët nuk kanë mundur të votojnë për shkak se nuk kanë qenë në Listën zgjedhore.