Në emrin tim dhe në emër të Lëvizjes BESA iu uroj festën e madhe mbarëshqiptare të 22 Nëntorit, ditës së alfabetit shqip. Gjuha shqipe dhe shkronjat e saj kanë një peshë shumë të madhe për gjithë shqiptarët dhe kjo festë reflekton kulturën shqiptare në Maqedoni dhe përkujton sakrificën e të parëve për të gëzuar sot ne këtë gjuhë dhe alfabet që kemi.
Manastiri është vend i pa harruar për ne,
sepse në atë vatër u shkruan shkronjat e para dhe nga aty shqiptarët fituan alfabetin e tyre.
Kjo datë neve na përkujton përkushtimin e shumë intelektualëve tanë të asaj kohe të cilët vazhdimisht punuan për shqiptarët dhe mundësuan ngritjen e vetëdijes kolektive, duke na radhitur në mesin e popujve që kanë kulturë të lartë dhe të pasur kombëtare e fetare.
Sot, fatkeqësisht shqiptarët e Manastirit janë të anashkaluar nga politikat destrukrive të shumë udhëheqësive, duke lënë në harresë dhe duke harruar vlerën e këtij qyteti. Ne shpresojmë që përvjetorët tjera, muzeu i alfabetit të shndërrohet në një muze siç i ka hije dhe të mos vazhdoi të jetë në gjendje të mjerueshme.
Në këtë festë të alfabetit, Lëvizja BESA uron edhe gjithë Besatarët për katër vjetorin e themelimit të saj, duke i falenderuar të gjithë për kontributin që japin për të ngritur dhe lartësuar Lëvizjen dhe afirmimin e saj.????
Bilall Kasami-Kryetar i Lëvizjes Besa