Saturday, May 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBilall Kasami uron Abazoviçin: Zgjedhja e Dritanit për kryeministër dëshmon se qytetarët...

Bilall Kasami uron Abazoviçin: Zgjedhja e Dritanit për kryeministër dëshmon se qytetarët janë të orientuar drejt vlerave euro-atlantike

Lideri i Lêvizjes Besa uroi zgjedhjen e shqiptarit Dritan Abazoviç për kryeministër në Mal të Zi, shkruan Struga Ekspres.

“Shpreh kënaqësinë time për zgjedhjen e Dritan Abazović kryeministër i Malit të Zi, në kohën kur i gjithë rajoni dhe bota po ndodhet para një sfide tepër të vështirë. Zgjedhja e Dritanit për kryeministër dëshmon se qytetarët e këtij vendi janë të orientuar drejt vlerave euro-atlantike. Nder edhe më i veçantë për mua dhe Lëvizjen BESA është fakti se një shqiptar i përfaqësuar në parlamentin malazez me katër deputet bëhet kryeministër duke eliminuar të gjitha paragjykimet dhe skepticizmin e shumë vendeve të tjera përfshi edhe vendin tonë. Përzgjedhja e kryeministrit Abazoviç do të hap rrugë të reja të komunikimit në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Maqedonisë së Veriut, si një shtet që po bën përpjekjet të integrohet në BE.

Në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA uroj kryeministrin e Malit të Zi, për detyrën dhe obligimet që ka marrë nga sot.”, shkruan Bilall Kasami.(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments