Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka prezantuar bartësin e listës së koalicionit VLEN për zgjedhjet në këtë komunë. Përfaqësuesi i ri është Albi Qamili, i cili njihet si aktivist i angazhuar dhe i përkushtuar ndaj çështjeve shoqërore e politike.
Qamili, i diplomuar në Shkenca Politike dhe aktualisht student i studimeve pasdiplomike në drejtimin e së Drejtës Kushtetuese, ka vite që është pjesë aktive e jetës publike në Tetovë, sidomos në nisma rinore dhe debate qytetare.
Kasami theksoi se energjia, vizioni dhe vendosmëria e Qamilit mishërojnë më së miri gjeneratën e re të të rinjve aktivë, të cilët synojnë të sjellin ndryshime të prekshme në jetën publike.
“Me Albin bartës të listës, koalicioni VLEN sjell energjinë e ndryshimit dhe garanton që të rinjtë të kenë zërin dhe vendin e merituar në politikën lokale”, u shpreh Kasami./Zyrtare.net/