Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBilall Kasami: Më në fund Maqedonia po bëhët anëtari i 30 i...

Bilall Kasami: Më në fund Maqedonia po bëhët anëtari i 30 i NATO-s


Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka uruar nënshkrimin e protokollit nga ana e 29 ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s që i hap rrugën vendit për t’u bërë anëtare e 30 e NATO-s.

Ja postimi i Bilall Kasamit:

“Ambasadorët e 29 vendeve anëtare të NATO-s sot nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Kjo është një ditë historike për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, sepse tani më vendit i hapet rruga për t`u bërë anëtari i 30 i saj.

Ky është një kontribut i të gjitha partive politike, duke bërë të pamundurën që vendi të bëhet pjesë e familjes së madhe të NATO-s dhe ne jemi krenarë që jemi pjesë e kësaj arritje historike.

Natyrisht se mbetet edhe shumë punë për tu bërë, por ne si Lëvizje BESA do të përkushtohemi në maksimum që reformat të ecin përpara”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments