Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBilall Kasami: Gëzuar ditën më të ndritur të kombit shqiptar, dita e...

Bilall Kasami: Gëzuar ditën më të ndritur të kombit shqiptar, dita e Flamurit

Lëvizja Besa dhe kryetari i saj Bilal Kasami, të gjithë shqiptarëve kudo që janë ua uroi ditën më të ndritur të historisë së kombit – Ditën e Flamurit, duke u dëshiruar që 106-vjetorin e festës së flamurit, ta kalojnë në mënyrë festive dhe duke uruar që festat kombëtare gjithnjë të na gjejnë të lumtur dhe të realizuar si njerëz dhe si shqiptarë.

“Sot shqiptarët kudo që ndodhen, festojnë festën e 28 Nëntorit, ditën e flamurit. Kjo festë gjithnjë na përkujton se shqiptarët mund të jenë të ndarë në disa shtete, por kjo datë i kalon kufijtë artificialë dhe i bashkon ato” citohet në urimin e Lëvizjes Besa të .

Lëvizja Besa i bën apel shtetit shqiptar, që të jetë me i interesuar ndaj Shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët në vazhdimësi janë të anashkaluar në shumë sfera të sistemit shtetëror dhe që akoma llogariten si 20 për qind.

“Tani kur është momenti i duhur, ne si Lëvizje BESA, nëpërmjet kësaj date kaq të rëndësishme, iu bëjmë thirrje partive politike shqiptare që janë pjesë e pushtetit, që t’i përkrahin propozimet e Lëvizjes BESA, që shqiptarët dhe gjuha shqipe, të jenë pjesë e ndryshimeve kushtetuese”, citohet në urimin e Lëvizjes Besa

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments