Bilall Kasami: Fatmir Limanit para 4 vitesh iu vodh fitorja, tani diferenca do të jetë e madhe

0
15

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Bilall Kasami: Fatmir Limanit para 4 vitesh iu vodh fitorja, tani diferenca do të jetë e madhe

Kandidati për Tetovën nga VLEN, Bilall Kasami në tubimin e sontëm në Kërçovë tha se kandidatit të tyre para 4 viteve iu bë një padrejtësi, sepse iu vodh fitorja në zgjedhje.
Por kjo fitore, siç tha ai nuk iu vodh vetëm Fatmir Limanit, por edhe kërçovarëve për të pasur ndryshim dhe një jetë më të mirë.
“Me këtë përgjigje të kërçovarëve unë i garantoj Fatmirit se diferenca do të jetë e madhe në këto zgjedhje, që nuk do të guxojë të devijojë këtë vullnet të Kërçovës”, tha Kasami.
Shtoi se është treguar në histori se kur çohet Kërçova bëhet mirë për të gjithë dhe nga sot e tutje për Kërçovën vijnë ditë të mira.
“Atë që ne arritëm ta bëmë në Tetovë për këto 4 vite, ju garantoj se Fatmiri do të bëjë shumë më shumë për Kërçovën, shumë më i angazhuar se sa kam qenë unë për Tetovën”, ka thënë tutje Kasami.
Për Kërçovën, si tha ai, nuk do të mungojë as përkrahja e qeverisë qendrore dhe fonde që përfundimisht qytetin do ta transformojë një një qendër të mirëfilltë urbane.
“Kërçova i ka dhënë shumë shqiptarisë, ka qenë djepi i patriotizmit, sakrificës, kontributit të shqiptarëve kudo që janë. Është koha që Kërçova të votojë për vetveten dhe numrin 7 dhe Fatmir Limanin”, ka nënvizuar Kasami.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5