Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, menjëher pas takimit të liderëve deklaroi se deri më 24 mars do të ndërpriten të gjitha aktivitetet politike që përfshijnë numër më të madh të qytetarëve.
“Diskutuam situatën aktuale rreth virusit dhe masat që duhet të ndërmerren, dhe të cilat duhet t’i respektojmë dhe ne si subjekte politike që jemi në fushatë zgjedhore. Në këtë periudha deri më 24 mars ndalohen të gjitha tubimet dhe aktivitete politike,. Ne do t’i respektojmë këto masa në drejtim të asaj që të mos ndihmojmë në zgjerimin e këtij virusi. Ne meqë jemi në fushatë, urojmë që gjendja të përmirësohet. Vazhdojmë të përgatitemi për zgjedhjet e 12 prillit”, deklaroi Bilall Kasami, Lëvizja BESA.