Një punëtor ndërtimor është lënduar rëndë si pasojë nga rrëzimi nga skela gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Forinë të Gostivarit.
Sipas SPB Tetovë, mbrëmë rreth orës 19 gjatë çmontimit të skelës ndërtimore, J.Ç. (38) nga Çegrani, i punësuar në firmën e cila i ka kryer punët në objekt, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga platforma e fundit.
Menjëherë pas rrëzimit, ai është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, prej ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Qendrën Urgjente Shkup.
Pas aksidentit, ekspertizë ka kryer ekipi i SPB-së Tetovë dhe inspektori për punë, siguri dhe shëndet.
Në vijim janë masat për ndriçimin e rastit dhe rrethanave nën të cilat është lënduar punëtori.