Kreu i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ka deklaruar se kryeministri aktual Zoran Zaev ka kërkuar nga ai që të ndikoj në ndërrimin e një kryetari të një gjykate.
“Unë kam refuzuar këtë kërkesë të kryeministrit duke e sugjeruar se nuk është mirë që pushteti ekzekutiv të përzihet në punën e pushtetin gjyqësor i cili është i pavarur. Refuzimi i kërkesës së Zaevit ka rezultuar në një far forme me hakmarrje, duke më vënë në shpinë Antikorruopsionin”, deklaroi Bexheti.