*Koordinatori i Grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti ka përgënjeshtruar pohimet e zv. kryeministrit Izet Mexhitit se 3 ose 4 deputet do ta braktisin Frontin Europian dhe do t’i bashkohen koalicionit VLEN.
Në një prononcim për Televizionin Shenja, Bexhheti për më tepër ka kërkuar që deputetët shqiptarë të vetëdijësohen, të tërhiqen dhe të mos mbështesin veprimin e Qeverisë që në parim sipas Bexhetit është anti-shqiptare.
Në prononcimin e tij, Bexheti tha se Mexhiti pasi doli nga BDI-ja u bë, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
“Në kontuinitet deklaron se tre deputet, dy deputet, liciton me numra pasiqë sigurisht niset nga parimi i vetëvetes duke llogaritur se duhet t’i shërbejë dikuj dhe mendon se edhe deputetët tjerë do të nënshtrohen dhe do të luajnë lojën e tij siç preferon ai ta quan lojë, pasiqë ai gjithë këtë proces e kupton si lojë ku situate është jashtëzakonisht serioze”, theksoi Bexheti.
Sipas tij, deri më tani zyrtarisht nuk kanë koalicion ose marrëveshje me ASH-në e Arben Taravarit. Bexheti foli edhe për ndarjen e komunave, megjithse potencoi se ende është herët por përsëriti kërkesën për zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale.
Ditë më parë zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në prononcimet e fundit mediatike ka potencuar se 3-4 deputet nga Fronti Europian do ti bashkohen grupit parlamentarë të koalicionit VLEN.