Friday, June 6, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionBexhet Asani: BIJË E SHQIPES (Kushtuar xhudistes Majlinda Këlmendit)

Bexhet Asani: BIJË E SHQIPES (Kushtuar xhudistes Majlinda Këlmendit)

BIJË E SHQIPES

(Kushtuar xhudistes Majlinda Këlmendit*)

Vajzë pejane, moj, kapedane,
Pive në gjirin e asaj zane.
Zanës së Malit Këlmend,
Tërë bota për ty bën kuvend.
Bijë e shqipes zemër gur,
Ngrite lart këtë flamur.
Si në kohën e Skënderbeut,
I dhe lavdinë Mëmëdheut!
Të artën more, dole kampione,
Mahnite dhe të tuat gjitone!
S’ mbeti shqiptar që s’i doli loti,
Bëre atë që bëri Skënderbeu qëmoti.
Shqipe e maleve kreshnike,
Bijë e trojeve tona besnike.
Nora e dytë, e këtij vendi,
Kampione bote Majlinda Këlmendi.
I dhe nam Kosovës martire ti,
Që në shekuj ëndërroi liri.
Dole e para, moj, zanë mali,
Sa hije të ka, medalja prej ari.

*Shkruar në momentin e fitores.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments