Avokati i njohur strugan z.Besnik Asani lidhi lidhi një marrëveshje bashkëpunimi me avokatin e njohur Veap Elmazi në lidhje me çështjet penale ndërkombëtare, çështjet civile, ku kjo e fundit është problem kyç për shqiptarët në këto troje,ku sipas Asanit tani Struga dhe Viena janë NJË, raporton Struga Ekspres.
“Struga dhe Viena tani janë një.
Falënderoj kolegun strugan, i cili vepron në Vienë të Austrisë, Mr.sc. avokat Veap Elmazi. Me të cilin lidhëm një marrëveshje bashkëpunimi në lidhje me çështje penale ndërkombëtare, çështjet civile, ku kjo e fundit është problem kyç për shqiptarët në këto troje. Ndihem krenar që jam pjesë e kësaj inicjative, ku në këtë lidhje presim të n’a bashkangjiten edhe avokat të tjerë në nismën e asociacionit të avokatëve shqiptarëve në të gjithë botën. Av. Veap Elmazi ka një karakteristikë të veçantë në ngritjen veprimtarisë së tij, ku edhe ka marr titullin profesionist, me një përvojë të madhe.”, përfundon avokati Besnik Asani.
(Struga Ekspres)