KF Feronikeli konfirmon që ka arritur marrëveshje që sezonin e ardhshëm, në radhët e klubit të jetë edhe mesfushori, Besmir Bojku.
Bojku është futbollist që luan në qendër të mesfushës, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor defanziv, por edhe në pozitën e mesfushorit ofanziv.
Këtë sezon, Bojku pati 28 paraqitje, ku realizoi 5 gola dhe dhuroi 5 asiste në Prvs Liga të Maqedonisë, si pjesë e Shkëndijës së Tetovës.
Më parë, Bojku ka luajtur për FC Shkupin dhe për Rabotnickin e Shkupit. Në karrierën e tij, i ka 2 paraqitje për kualifikime në Europa League dhe një paraqitje për kualifikime në Champions.
Mesfushori 24 vjeçar, tash e tutje do të mbrojë ngjyrat e Feronikelit.