KOMUNIKATË
Të nderuar qytetarë.
Duke i mare parasysh shqetësimet e paraqitura nga ana juaj në lidhje me vendimin e fundit të sjellur nga ana e kryetarit të komunës së Strugës, në lidhje me rregullimin njëkahësh të komunikacionit, nëpër arteriet kryesore të qytetit.
Duam tju informojme si vijon:
Ky vendim nuk eshte i sjellur në konsultim me keshillin e Strugës, ku marin pjesë aktive këshilltarët e Lëvizjes BESA.
Me ç’rast theksojme se nuk pajtohemi me kete vendim arbitrar nga ana e kryetarit te komunës, duke potencuar edhe njeherë se per vendime te ketilla duhet nje analize më e gjërë dhe gjithëpërfshirëse.
Inkurajojme kryetarin e komunës të thirrë me urgjencë seancen e radhës te keshillit komunal në Strugë, ku do debatohet për këtë qështje.
Deri atëhere ndjejme obligim të theksojme se jemi te distancuar nga ky vendim te sjellur me shpejtesi dhe pa transparence .
Me respekt.
Zyra për informim
Lëvizja BESA-dega Strugë
14.06.2019