Saturday, May 24, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBESA e Gashit dhe PDSH pjesë e Qeverisë, arrihet marrëveshja

BESA e Gashit dhe PDSH pjesë e Qeverisë, arrihet marrëveshja


PDSH dhe Lëvizja BESA e krahut të udhëhequr nga Afrim Gashi do të jenë pjesë e Qeverisë dhe se për këtë sot kanë përfunduar bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev.

Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime qeveritare, të cilët theksojnë se janë finalizuar negociatat për zgjerimin e koalicionit qeverisës dhe se jashtë do të mbetet Lëvizja BESA e Bilall Kasamit.

Një burim qeveritar i tha INA-s se bisedimet janë finalizuar dhe se ditëve në vijim do të zhvillohen bisedimet për ndarjen e resorëve ministrore. BESA e Gashit dhe PDSH pritet të udhëheqin nga një resor ministror. Kryeministri Zoran Zaev ditëve të fundit paralajmëroi se deri në festat e majit do të mbyllen bisedimet për zgjerimin e Qeverisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments