BESA dhe ALEANCA, të bashkuara për të mbështetur Xhemal Menën, kandidatin shqiptar për kryetar të Ohrit

0
37

Zyrtarisht shqiptarët do të kenë kandidatin e tyre për kryetar komune në zgjedhjet lokale ne Ohër,njofton Struga Ekspres.

z. Xhemal Mena nga radhët e Lëvizjes BESA dorëzoi edhe zyrtarisht kandidaturën e tij në zyrat e komisionit komunal zgjedhor në Ohër.

Siç dihet deri në keto momente z.Xhemal Mena ka qënë këshilltar në këshillin komunal ne Ohër nga radhet e Lëvizjes BESA.

Kjo kandidaturë do të mbështetet fuqishëm edhe nga Aleanca për Shqiptarët, mëson Struga Ekspres,ashtu si Lëvizja Besa do të mbështes fuqishëm kandidaturën e dr.Arben Agollit për kryetar komune në Dibër!

(Struga Ekspres)