Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBESA: Aksionet e Rinisë së Lëvizjes BESA janë duke prekur në palcë...

BESA: Aksionet e Rinisë së Lëvizjes BESA janë duke prekur në palcë këtë pushtet të dështuar (VIDEO)

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar qytetarë,

Aksionet e Rinisë së Lëvizjes BESA janë duke prekur në palcë këtë pushtet të dështuar në të gjitha aspektet. Zëri jonë i fuqishëm, ka bërë që ky pushtet të bëj veprime të pa kontrolluara përballë një rinie të fuqishme, siç jemi ne. Partitë aktuale që udhëheqin këtë qeveri, në pushtet erdhën përmes shprehjes së revoltës dhe protestës të mijëra qytetarëve që dëshironin ndryshimin në vend. Ky pushtet që kur ishte në opozitë, n’a shiste vlera demokracie dhe liri më të madhe të shprehjes, ndërsa sot në mënyrë tinzake mundohet të heshtë zërin rinor që i shpalosë pa asnjë hezitim dështimet e një pas njëshme.

Veprimet e Rinisë së Lëvizjes BESA kanë “trazuar” fotelet e buta të pushtetarëve që në radhë të parë kanë interesat personale dhe të familjarëve të tyre, më pastaj interesat e qytetarëve të varfër dhe të vuajtur. Të nderuar, për të satën herë, Rinistët e Lëvizjes BESA po merren në polici për aksionet e tyre që realizojnë në interes të qytetarëve dhe që mundohen të ngjallin aktivizëm qytetarë. Policia e shtetit po ushtron presione të ndryshme psiqike për t’u tërhequr nga aktiviteti jonë. Ne, nga këtu ju themi: JO! Ne nuk do të ndalemi, kot mundoheni të n’a frikësoni.

Rinistët e BESËS por edhe gjithë Besatarët, janë të vendosur në rrugëtimin e tyre që kanë nisuar, në kauzën e pastër që mbron interesin publik dhe dënon ata njerëz që dëmtojnë interesin publik. Koncepti dhe ideja jonë është, “Shtet për të Gjithë” ndërsa shtetin e përbëjnë institucionet e pa korruptuara dhe të departizuara gjë që kjo qeveri ashtu si e kaluara nuk ka kapacitet që garantojë.

Zyra për informim
Lëvizja BESA
Shkup 16.10.2019

https://www.facebook.com/1491017491183933/posts/2486119601673712/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!