Thursday, December 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriBerisha reagon për herë të parë pas humbjes së thellë: Ditë e...

Berisha reagon për herë të parë pas humbjes së thellë: Ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rezultatin e deritanishëm në zgjehdjet lokale.

Berisha hodhi akuza për manipulim të rezultateve, duke e konsideruar porcesin si një farsë elektorale.

Berisha u ndal dhe tek humbja në bastionet e të djathtës, siç ështe Devolli apo Shkodra ku ende nuk ka përfunduar numërimi, por kandidati socialist Benet Beci është në epërsi të thellë.

“Janë të panumërta aktet, veprimet që dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj dhe terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e vështirë, një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Është një moment agoninë për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale e karakterizuar nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner. Jam këtu gjithashtu për të bërë thirrje për të gjithë përfaqësuesit e opozitës në komisionet e numërimit të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre, mbasi është në parimin dhe qëndrimin tonë të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë. Dënoj me forcë dhunën e përdorur në Kurbin ndaj një komisioneri për faktin e vetëm se duan me çdo kusht të diktojnë, të ndryshojnë rezultatin në këtë bashki si në shumicën e bashkive të vendit.”, tha Berisha.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!