Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e sotme hynë në histori si protesta që ndan me thikë opozitën e vërtet nga pseodopozitën.
Berisha në një konferencë për media, tha se selia e PD-së ishte bunker i Lulzim Bashës, kurse protestuesit u dhunuan me urdhërin e tij nga kriminel, persona në kërkim nga policia por edhe persona të grupeve fundamentaliste.
“Peng Basha iu sul me kriminel ndaj opozitës së vërtetë”, tha ai, duke shtuar se vetëm pas kërkesës publike të tij, policia ndërhyri shtazërisht ndaj protestuesve.
Sipas tij, as blindet dhe vrima e miut nuk do të shpëtoi më Lulzim Bashën nga populli opozitar.
“Sot u arrit që çdo shqiptarë të kuptoj çka përfaqëson Lulzim Bashën. Hedh poshtë kategorikisht se protesta ka qenë e dhunshme”, tha ai.