Qytetarët kanë reaguar se disa supermarkete edhe pse kanë sasi të mjaftueshme të vajit, nuk e ekspozojnë të njëjtin për t’i shërbyer konsumatorët. Ngjashëm ndodh edhe me furnizuesit e vajit për supermarketet, transmeton TV21.
Duke komentuar këto dukuri, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bëri të ditur se kjo është në kundërshtim me ligjin dhe se Inspektorati Shtetëror i Tregut nëse konstaton diçka të tillë, do të ndërmarrë masa.
“Në rast se vaji ruhet si rezervë, kjo është në kundërshtim me vendimin dhe në kundërshtim me ligjin për mbrojtje të konsumatorëve, dhe sigurisht se Inspektorati Shtetëror i Tregut ka të drejtë ligjore të bëjë kontroll dhe të sjellë masa përkatëse”, tha Bekteshi.
Ai siguroi se ka mjaftueshëm vaj dhe se nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë shikohen mundësi për subvencionim të kompanive prodhuese të tij./TV21