Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBekim Sali: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Bekim Sali: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Edhe përkundër kërkesës së vazhdueshme të opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sekretari i përgjithshëm i Alternativës dhe njëherit ministër i shëndetësisë Bekim Sali shprehet i prerë se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë, por qeveria aktuale do të angazhohet në realizimin e programit të premtuar para qytetarëve, shkruan Alsat.

“Nuk besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, për arsye se qeveria ka një perspektivë. Ne jemi pjesë e kësaj shumice për arsye të stabilizimit të punës së qeverisë. Por e dini se si është në politikë, asnjëherë nuk ka diçka që mund të parashihet për një periudhë më të shkurtë, gjithçka është me plan katër vjeçar, tani na kanë mbetur edhe 2 vite e gjysmë, për të realizuar programin ai që është premtuar para publikut. Alternativa është parti politike e cila në çdo cikël zgjedhor mund të hyj, por këtu duhet ta diskutojmë nëse i konvenon popullatës që çdo vit të ketë zgjedhje, unë mendoj se jo. Dhe mendoj se kapaciteti i qeverisë ende nuk është konsumuar maksimalisht që të themi se kjo qeveri nuk mund të realizoj programin, andaj mendoj se duhet të vazhdoj deri në fund të mandatit”, deklaroi Sali.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!