Bekim Jashari: Asnjëherë s’do ta lëshojë rrugën e babushit dhe bacit Adem

0
12

I pari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se asnjëherë nuk do ta lëshojë rrugën e babait dhe axhës së tij, Hamëz dhe Adem Jashari.

Ai krahas këtij mesazhi ka publikuar edhe një fotografi me babanë e tij, njofton Klan Kosova.

“Gjithmonë hapave të tu babush! Asnjëherë nuk do ta lëshoj rrugën tënde e t’balit Adem!”.

Së fundi, pati një debat mes tij dhe Sami Lushtakut, ish-kryetar i Skenderajt, për të cilin ka thënë se nuk ka pasë pjesëmarrje aktive gjatë kohës së luftës.

Lushtaku iu kundërpërgjigj duke thënë se “Bekimi është i familjes së mirë, por djalë i keq”.