Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionBekim Adili: Përse mungon krenaria e rinisë shqiptare!?

Bekim Adili: Përse mungon krenaria e rinisë shqiptare!?

Me shkas nga Bekim Adili

Përse mungon krenaria e rinisë shqiptare!

Kudo në qytetet tona janë pushtuar lokalet me emra të huaj.Mjafton të hidhni një vështrim për ta konstatuar lehtësisht.Në mbishkrimet e tyre qëndrojn emra në gjuhë të huaja,artistësh e qytetesh nga bota e jashtme por për habi asnjë nga baret që drejtohen nga rinia jonë,nuk mbajn emra me kuptim në gjuhën shqipe,të personaliteteve tona apo toponimeve me karakter historik.E paradoksi për habi vazhdon kur në asnjë prej lokaleve tona nuk mumd të ndëgjosh edhe një këngë në gjuhën shqipe,pavarsisht se artistet tona si Dua Lipa e Rita Ora i ndëgjon në radio të huaja duke qëndruar të parat shpesh herë në top listat e vendeve tjera.Në biseda rasti jo të pakt janë ato që shajn e fajsojnë përfaqësuesët tanë politik pse nuk respektohet gjuha shqipe,në momentin kur kemi halle,nevojë e ballafaqime nëpër institucionet shtetërore,pa e parë e analizuar më pas veten se sa realisht në jetën e përditëshme e kërkojm,duam dhe e praktikojmë gjuhën tonë,aty ku lirshëm mund ta përdorim siqë është rasti me emërtimet e lokaleve dhe jo vetëm.
E gjithë kjo histori mu kujtua tek po qëndroja mes shokësh në mbrëmjen e “Birra Fest në Korçë”,aty ku shijonim birrën më të vjetër shqiptare në pazarin ku mbretëron arkitektura e hershme si një dëshmi e qytetaris me tradita të lashta që ka ky qytet,e ku nga të katër anët e sheshit shumica e lokaleve mbanin mbishkrimin në gjuhën tonë siqë ishte: “Sofra”,
Konaku,Llogoret,Votra e ku disponimin e kësaj atmosfere e shtonin serenatat korçare,një ndjesi e bukur që të fal krenari të qenjes që i takon.Vallë pyeta veten por dhe shokët që më rrethonin,kush janë më patriot,ne që rrahim gjoksin duke shpreh në shumë raste folklorizëm apo këto të shtetit amë që shpesh herë i akuzojm se kan munges patriotizmi!? Mendimet e opinionet mund dhe realisht janë të kundërta.Por një diçka është e sakt,ajo që duket e preket nga realiteti,e që ndryshe quhet vepër konkrete,thonë që edhe Zoti përpara të vërtetës hesht.Një shkas në këtë rast,që më inspiron për t’ju bëjë thirrje fillimisht të rinjëve në qytetin tim,ta duani,kërkoni e praktikoni kudo gjuhën tonë për të cilën është derdhur gjak e dergjur nëpër burgje.Me dinjitet si një nga 10 gjuhët më të vjetra të këtij globi pranuar botërisht nga të gjithë,ta këthejm në truallin që i takon në një mjet komunikimi të përditshëm sot e mot,në formë amaneti për të jehuar kudo e ëmbla gjuha jonë,aq më shumë kur tani është zyrtare deri në instancat më të larta shtetërore siqë është qeveria dhe parlamenti këtij vendi.
Sa bukur do të tingëllonte sikur takimet për kafe apo për konsumim ushqimesh në qytetin të cilit i takojë të ishin te “Bar Restorant Uskana,Xha Deralla,Ballistët,Ujmiri,Baca Beq,Votra apo Sulltana.
E dij se do të ketë dhe nga ato që do më shajn e që është krejt normale mos të pajtohen me mua,duke thënë mjaft me këto nacionalizma koti e dalë mode,e të cilët paraprakisht i kujtojë që përpara paragjykimit atje ku jetojnë apo kur rruga do t’i rastisë,le të hedhin një vështrim mbi lokalet e vendeve në Perëndim për tu vërtetuar se atje zotërojnë në mbishkrimet e tyre emrat si:”Bar Caffe Charlie Chaplin”,Goethe”,”Vasco da Gama”,”Einstein”,e të tjerë emra personalitetesh përmes të cilëve ruajn dhe ushqejn dinjitetin dhe krenarin e tyre kombëtare!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!