🇺🇸 Urime 4 Korrikun-Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Bashkimi Demokratik për Integrim i shpreh urimet më të përzemërta popullit dhe institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut-Ditës së Pavarësisë, një ditë që mishëron lirinë, demokracinë dhe aleancat e qëndrueshme.
Populli shqiptar dhe vetë Maqedonia e Veriut, prej ditës së parë të pavarësimit dhe gjatë gjithë rrugëtimit euroatlantik, kanë ecur krah për krah me SHBA-të, si aleati ynë më i fuqishëm dhe partneri ynë më besnik.
Çdo përparim që kemi shënuar, nga paqja, integrimi në NATO, e deri te proceset e reformave dhe bashkëjetesës ndëretnike është fryt i partneritetit të ngushtë dhe vizionit të përbashkët që ndajmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
BDI riafirmon përkushtimin e palëkundur për thellimin e mëtejshëm të kësaj aleance strategjike dhe i uron popullit mik amerikan edhe shumë vite të tjera suksesi, paqeje dhe lidershipi global.
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Urime 4 Korriku!