Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI: Të bashkohemi për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni

BDI: Të bashkohemi për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni

Deklaratë për media të përfaqësuesit të BDI-së dhe ministër i Arsimit
dhe Shkencës, Arbër Ademi:

“Është koha për një Kryeministër Shqiptar” – ky nuk është vetëm slogani
ynë i ri, por është gjithashtu pulsi i kohës sonë.

Ka ardhur koha, që barazia të bëhet e tërë dhe e plotë, që fëmijët tanë
të mund të shohin se ne sot dhe ata nesër mund të arrijnë çdo gjë në
vendin tonë – madje edhe pozitën e një kryeministri.

Dje ishim dëshmitar të një takimi të dështuar monoetnik në klubin
eksluziv maqedonas që paraqet arsyen kryesore se pse në duam të rrënojmë
çdo shtyllë të mbetur të monoetnizimit të rezervuar të pozitave
udhëheqëse.

Dështimi i mbrëmshëm është edhe një dëshmi që DUOPOLI maqedonas mbi
pushtetin ekzekutiv është i dëmshëm për shoqërinë dhe nevojitet opsioni
i tretë, një shqiptar për kryeministër të parë të vendit tonë.

Një fëmijë i cili mbremë e pa takimin midis Pendarovskit, Zaevit dhe
Mickovskit pyet veten përse nuk ka ndonjë shqiptar mes tyre, shqiptar i
përkushtuar që të sjellë ndryshim, shqiptar të cilit i është dhënë
mundësia që të thyejë këtë monopol etnik të pozicioneve kyçe.

E ky ose kjo kryeministre shqiptare jo vetëm që do të jetë një model për
të gjithë fëmijët tanë shqiptarë, por edhe dëshmi se ata janë të
barabartë me bashkëqytetarët e tyre maqedonas dhe gjithë të tjerët,
dëshmi se ata mund të arrijnë çdo gjë në jetën e tyre pa kufizime
etnike.

Një kryeministër shqiptar do të jetë gjithashtu një sinjal i rëndësishëm
për fëmijët maqedonas, për tërë shoqërinë. Do të ndryshojë mendësinë në
vendin tonë, do t’i japë fund shoqërisë monoetnike. Barazia në vendin
tonë do të bëhet e plotë dhe e prekshme. Jo vetëm për maqedonasit dhe
shqiptarët, por edhe për të gjitha etnitë e tjera.

Ne do të jemi brezi i fundit që duhet të luftojmë për barazinë tonë. Ne
duam që për fëmijët tanë të jetë e vetëkuptueshme, se ata kanë të
njëjtat të drejta, të njëjtat shanse dhe mundësi si çdo fëmijë tjetër në
vendin tonë.
Ne do të ndërtojmë një shoqëri, ku diskriminimi etnik nuk është më
çështje dhe ku do të ndërtojmë së bashku një të ardhme. Një të ardhme,
në të cilën fëmijët tanë do të jenë qytetarë të barabartë të Maqedonisë
Veriore, anëtare e Bashkimit Evropian. Një shoqëri, e cila do të
sigurojë arsimin më të mirë për të gjithë të rinjtë tanë, ku ata mund të
besojnë në ndërtimin e jetës së tyre këtu dhe nuk kanë pse të largohen.
Një kryeministër shqiptar do ta bëjë këtë të ndodhë – sepse do të
dëshmojë, se gjithçka është e mundur, nëse bashkohemi për një kauzë.
Dhe kjo është gjithashtu thirrja jonë për të gjitha partitë shqiptare
dhe të gjithë qytetarët shqiptarë – le të bashkohemi dhe le ta bëjmë
këtë të ndodhë. Ne mund të kemi dallimet tona në politikën e përditshme,
por kjo është një çështje shumë më e madhe.
Një kryeministër shqiptar do ta bëjë më të mirë jetën e qytetarëve. Dhe
kjo është detyra jonë e përbashkët dhe duhet të jetë kauza jonë e
përbashkët.
Tani është koha. Është koha për kryeministrin e parë shqiptar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!