Takimi i parë me strukturat – Një hap i ri drejt organizimit dhe fuqizimit të degës së BDI-së në Strugë
Sot, në një atmosferë pune dhe përkushtimi, zhvilluam takimin e parë me strukturat e reja të Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Strugë. Ky takim shënon një fillim të ri dhe një etapë të rëndësishme drejt riorganizimit dhe mobilizimit të plotë të anëtarësisë sonë.
Me këtë rast, hapëm edhe zyrat e reja të degës sonë, të cilat do të jenë një pikë referimi për çdo qytetar që kërkon bashkëpunim, zgjidhje dhe përfaqësim të denjë.
Ky është vetëm fillimi. Përpara na presin shumë sfida, por edhe shumë mundësi për të dëshmuar se Struga meriton më shumë, dhe se BDI është forca politike që garanton zhvillim, stabilitet dhe përfaqësim të denjë për të gjithë qytetarët.
#BDIStrugë #Riorganizim #Fuqizim #Zhvillim