Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar kundër grevës së SASHK-ut, duke thënë se refuzimi për rritje prej 2.500 denarë ose 10% të pagave si dhe metodologjisë për rritje graduale dhe zgjidhje të përhershme të statusit social të kuadrove arsimore është agjendë politike kundër nxënësve dhe prindërve, shkru
BDI, kanë thënë se e konsideron se me refuzimin e ofertës së dhënë nga ana e Qeverisë, SASHK vendos interesat personale mbi interesat e nxënësve derisa dëmi shkon në llogari të mësimdhënësve dhe nxënësve pikërisht në prag të përfundimit të procesit mësimor.
“Është e pa tolerueshme humbja e mësimit në kushte si sot, kur mbarë globi përballet me Pandeminë, krizën ekonomike dhe energjetike, derisa Qeveria dhe Ministria e Arsimit e shkencës po bën përpjekje maksimale për normalizimin e procesit arsimor”, thuhet në komunikatën e tyre.