Monday, July 14, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBDI: Qeveria vazhdon me avazin e vjetër, fajin e vet e mbulon...

BDI: Qeveria vazhdon me avazin e vjetër, fajin e vet e mbulon me shpifje ndaj shqiptarëve dhe BDI-së

Qeveria vazhdon me avazin e vjetër: fajin e vet e mbulon me shpifje ndaj shqiptarëve dhe BDI-së.

Për gjithçka që nuk funksionon në këtë shtet, fajtorë qenka BDI-ja dhe shqiptarët. Për ngjarjet e 28 Nëntorit, fajtor BDI. Për Koçanin, fajtor BDI. Për zjarret, fajtor BDI. Kjo logjikë e mbrapshtë dhe diskriminuese, nuk është vetëm e rrezikshme, por e papranueshme.

Këtë herë, vijat e kuqe janë kaluar edhe atë me instrumentalizim të policisë, mediave si dhe kanaleve diplomatike në rrjetën e shpifjeve, për të legjitimuar gënjeshtra të fabrikimit politik. Kjo është jo vetëm e turpshme, por edhe e rrezikshme për sigurinë dhe reputacionin ndërkombëtar të shtetit.

Prandaj, nga sot, Bashkimi Demokratik për Integrim do të përballet institucionalisht dhe penalisht me çdo shpifës, me deklaratat e tyre publike që mendon se mund të shpëtojë dështimet e qeverisë përmes fajësimit të shqiptarëve.

Kemi të bëjmë me një qeveri që e ka humbur çdo legjitimitet. Një qeveri që e ka izoluar vendin, e ka shndërruar në instrument të interesave të botës serbe, ka djegur marrëdhëniet me fqinjët dhe ka shterruar çdo burim të durimit të qytetarëve. Një qeveri që njerëzit i digjen të gjallë nëpër zjarre, dhe askush nuk mban përgjegjësi, as politike, as ligjore.

Për këtë qeveri do të flasë populli në referendumin e tetorit.

Koha e shpifjeve ka mbaruar. Koha e përgjegjësisë po vjen.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments