Tuesday, January 7, 2025
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI: Jemi të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja dhe mungesa e...

BDI: Jemi të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja dhe mungesa e vullnetit për bashkëjetesë

*Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese për media ka shprehur shqetësimet e saj rreth situatës së krijuar pas refuzimit të presidentes Siljanovska për të nënshkruar dekretin për licensat në të dy gjuhët.

“Të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja dhe mungesa e vullnetit për bashkëjetesë

Në frymën e ditëve festive, përmbahemi nga retorika e ashpër, por nuk mund të mbetemi të heshtur përballë agresionit të shtetit ndaj vlerave tona kolektive.

Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja e vazhdueshme, nga mungesa e vullnetit për bashkëjetesë, nga përpjekjet e pandalshme për të shtypur gjuhën shqipe dhe për të zhvlerësuar shqiptarët në këtë shtëpi të përbashkët.
Ata që mendojnë se do të rriten duke rrënuar fqinjët e tyre, bashkëqytetarët e tyre, janë në një iluzion të madh – askush nuk është bërë më i madh duke nënçmuar tjetrin, përkundrazi…
Jemi të zhgënjyer edhe nga heshtja e atyre bashkëqytetarëve që shohin, por nuk reagojnë. Kjo nuk është vetëm një çështje e shqiptarëve, kjo është një çështje e vlerave të këtij shteti.
Ajo që ne si shqiptarë e kemi të shenjtë – gjuha jonë, dinjiteti ynë, pjesëmarrja jonë e barabartë në këtë vend – nuk mund të jetë vazhdimisht një objektiv agresioni pa pasoja për shtetin në tërësi.
Në prag të festave të Krishtlindjeve, të gjithë besimtarëve ortodoksë u urojmë paqe, harmoni dhe ngrohtësi në familjet e tyre.
Vlerat e vërteta nuk maten me atë se sa ulet tjetri, por me atë se sa mund të rritemi së bashku, me respekt dhe mirëkuptim.
Bashkëjetesa nuk është dobësi, por forcë. Ndryshimet nuk janë pengesë, por pasuri.
Të gjithë qytetarëve u urojmë festa të mbushura me mirësi dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments