Monday, July 7, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBDI godet qeverinë: Po izolon vendin, po margjinalizon shqiptarët dhe po largon...

BDI godet qeverinë: Po izolon vendin, po margjinalizon shqiptarët dhe po largon Maqedoninë nga BE-ja!

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media shpreh shqetësim për siç thonë, drejtimin që ka marrë qeveria e re dhe për përpjekjet e saj të qëllimshme për të defokusuar opinionin publik nga temat me rëndësi strategjike për vendin, e në veçanti nga integrimi evropian.

“Jemi dëshmitarë se gjatë ditës së djeshme, vetë Kryeministri Hristijan Mickoski e pranoi hapur se propozimi për tatimin ndaj personave të pamartuar ishte një temë “e hedhur” për të krijuar debat, pra një mjet i qëllimshëm për të shmangur vëmendjen nga çështjet reale dhe urgjente me të cilat përballet vendi”.

“Ky pohim i Kryeministrit është alarmant, sepse konfirmon se kjo qeveri nuk udhëhiqet nga vizion afatgjatë për vendin, por nga kalkulime ditore, për të fshehur dështimet dhe për të mbajtur opinionin larg të vërtetës”, thonë nga BDI.

Më tej thonë se “e vërteta është se Maqedonia e Veriut po izolohet gjithnjë e më shumë”.

“Këtë e konfirmon edhe raporti i fundit i Parlamentit Europian, në të cilin theksohet stagnimi i vendit në rrugën drejt integrimit, ndikimi i shtuar i Rusisë dhe i konceptit të “botës serbe” në politikat e brendshme të shtetit, si dhe mungesa e progresit demokratik. Është e qartë se ndikimi rus dhe ai i konceptit serbomadh kanë për qëllim që Maqedoninë e Veriut ta mbajnë të izoluar, larg Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore. Brenda këtij skenari, pjesë përbërëse është edhe përjashtimi sistematik i shqiptarëve nga institucionet, nga vendimmarrja dhe nga jeta publike”.

“Kjo qeveri, në vend që të jetë faktor i bashkimit, po zbret drejt një plani të rrezikshëm, që synon përçarjen ndëretnike, margjinalizimin e shqiptarëve dhe zbehjen e orientimit euroatlantik të vendit. BDI do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të interesave euroatlantike të qytetarëve dhe të vendit, duke kundërshtuar çdo përpjekje për izolim, defokusim apo përjashtim”, thonë nga BDI.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments