BDI-Dega Strugë: Bashkimi Demokratik në Strugë nuk ka nevojë për shpëtimtarë të rremë – BDI-ja në Strugë më e fortë se asnjëherë

0
86
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

BDI-Dega Strugë: Bashkimi Demokratik në Strugë nuk ka nevojë për shpëtimtarë të rremë – BDI-ja në Strugë më e fortë se asnjëherë

Të thuash sot se “Merko është garanca e BDI-së në Strugë” është mashtrimi më i madh politik që po u serviret qytetarëve.
BDI nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pronë personale e askujt.
Ajo është vepër e njerëzve të thjeshtë, e aktivistëve dhe e familjeve që për vite me radhë kanë besuar në vlera, jo në emra.
Dhe sot, ata njerëz janë me ne – me Aleancën Kombëtare për Integrim, jo me ata që e shohin politikën si strehë për interesa personale.

Nëse pas më shumë se 20 viteve pushtet dikush guxon të thotë se vetëm ai “mbron” BDI-në, atëherë ai pranon se gjithçka tjetër e ka shkatërruar vetë.
Sepse kush ka qenë në pushtet dhe e ka shndërruar BDI-në në mjet për përfitime të ngushta, nuk mund të paraqitet sot si shpëtimtar.

BDI Strugë përfaqësohet nga njerëz që nuk janë dorëzuar, që nuk janë shitur dhe që nuk e kanë tradhtuar shtëpinë e tyre politike.
Ata që dolën kundër BDI-së për poste dhe hakmarrje personale, e kanë humbur të drejtën morale për ta përfaqësuar.

Struga e di mirë kush i ka qëndruar besnik kësaj kauze dhe kush e ka përdorur për pushtet.
BDI Strugë është vazhdimësia e vlerave, jo e privilegjeve.
Ne jemi BDI e ndershme, e bashkuar dhe më e fortë se asnjëherë më parë.

Prandaj e themi qartë:
BDI në Strugë nuk ka nevojë për shpëtimtarë të rremë.
Ka nevojë për njerëz me dinjitet, me guxim dhe me ndershmëri.
Dhe këtë garanci sot e jep vetëm një ekip – ekipi i Aleancës Kombëtare për Integrim në Strugë, me doktor Arsim Dalipin dhe Faton Pollozhanin në krye.