Analisti Baton Haxhiu, ka komentuar në “Top Story” takimin e “Ballkanit të Hapur”, për të cilin tha se është një sukses i liderave që e iniciuan.
Ai tha gjatë fjalës së tij se Procesi i Berlinit ka dështuar dhe kjo është një ndër arsyet që detyroi të krijohej një proces alternativ për integrimin në BE, të shteteve të Ballkanit.
Baton Haxhiu: Samiti i djeshëm ishte një sukses për arsye të ndryshme. E para nëse koncepti Open Balakan i konvenon dikujt, i konvenon shqiptarëve se janë 7-8 milion në Ballkan. Me anë të kësaj nisme arrijnë qëllimin për të cilin janë refuzuar prej një shekulli.
Kjo iniciativë është për të treguar fuqinë r tyre e për të refuzuar një përçmim që BE-ja i ka bërë.
Ajo që jam i sigurtë është se Procesi i Berlinit nga 2013-2018 ka dështuar. Ky dallim me procesin e Berlinit dhe refuzimi i Shqipërisë ka detyruar një proces alternative që ka mbështetjen amerikane me projektues George Soros. Ajo që dua të them është që imazhi I pesë shteteve tregon për një lidership dhe nëse është dikush që e mbron Europën nga një konflikt në Ballkan, këtë meritë e ka Edi Rama.