Thursday, July 17, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBastiset një shtëpi në Ohër, 27 vjeçari kapet me armë

Bastiset një shtëpi në Ohër, 27 vjeçari kapet me armë

SPB- Ohër ngriti kallëzim penal kundër N.N. (27) nga Ohri për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose eksplozivë” dhe “falsifikim i armëve të zjarrit”.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe dhomave ndihmëse që ai i ka përdorur, oficerët e Policisë Kriminale të SPB-së së Ohrit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një pushkë, dy pushkë gjuetie, 1 pushkë me shkop druri, një tytë pushke dhe 198 fishekë që ai i kishte poseduar në mënyrë të paligjshme.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments