Bashkim Bakiu: Qasja ndaj problemeve në Qytetin e Shkupit duhet të jetë institucionale

0
7

Bashkim Bakiu: Qasja ndaj problemeve në Qytetin e Shkupit duhet të jetë institucionale

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Kandidati për Qytetin e Shkupit nga radhët e VLEN, Bashkim Bakiu në emisionin në TV24 analizë ka thënë se qasja ndaj problemeve për kryeqytetin duhet të jetë institucionale.
Qyteti i Shkupit, sipas tij, duhet të investojë në eko autobusë që do të mbrojnë ajrin dhe stimulojnë shfrytëzimin e transportit publik.
“Mungon edhe subvencionimi i amvisërive si zëvendësim me sisteme të reja që nuk ndotin ajrin”, tha Bakiu.
Nga ana tjetër, sipas tij, mungojnë edhe sanksione ndaj firmave që ndotin, si edhe edukimi i amvisërive dhe i sektorit të biznesit në selektimin e mbeturinave.
E kur bëhet fjalë për atë se si duhet të duket më mirë Qyteti i Shkupit, përgjegjësi për këtë rregull infrastrukturore, sipas tij duhet të mbajë edhe kryetari i komunës.
“Pluhuri dhe papastërtia ndikojnë në ndotjen e ajrit, këtu ka ingerenca edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, ky është një nga segmentet, por jemi dëshmitarë për menaxhim jo të mirë nga ana e kryetares së Shkupit për qytet jo mirë të rregulluar gjatë mandatit të saj”, ka thënë Bakiu.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5