Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderBarcelona pa Messi-në nga 8 ndeshje ka fituar vetëm një (FOTO)

Barcelona pa Messi-në nga 8 ndeshje ka fituar vetëm një (FOTO)

Lëndimi i Messi ka bërë që Barcelona të këtë shumë vështirësi në marrjen e tre pikëve

Pasi që dështoi për të fituar në ndeshjen e parë të xhiros së parë të La Liga, ku humbi me rezultat 0-1 në Athletic Club, Barcelona ka zhgënjyer tifozët e saj edhe sot ku barazoi në Osasuna.

Pavarësisht se Blaugrana u kthye në lojë, duke përmbysur rezultatin, një penallti në minutën e 80 të cilën në gol e shndërroi Torres ka bërë që Blaugrana mos të arrijë rezultat pozitiv.

Por, pa Messi Barcelona ka fituar vetëm ndeshjen e para një jave 5-2 kundër Real Betisit kurse në tetë ndeshje e fundit pa Messi nuk ka pasur rezultat pozitivë.

Barcelona barazoi 1-1 kundër Interit pa Messin më 6 nëntor të vitit të kaluar, humbi në Camp Nou kundër Levantes më 10 janar, më 23 janar të këtij viti humbi kundër Sevillas.

Më 13 prilli të këtij viti Barcelona do të barazonmte 0-0 kundër Huescas, kurse më 4 maj Barcelona humbet kundër Celta Vigos.

Këtë sezon pas tri xhirove Barcelona ka vetëm 4 pikë, ku ka humbur ndeshjen e parë kundër Athletic Club dhe barazoi sot kundër Osasunas.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments