Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBanorët e Shumit për Struga Ekspres tregojnë se ka patrullim të policisë...

Banorët e Shumit për Struga Ekspres tregojnë se ka patrullim të policisë pas 9 shtëpive të vjedhura


Pas mbledhjes së mbrëmshme të banorëve të fshatit Shum të Strugës të cilët ngritën problemet e vjedhjeve të shumta një ditë më parë ku u vodhën 9 shtëpi, reagon edhe policia e Strugës të cilët mbrëmjen e kaluar dhe sot kanë patrulluar gjithë këtë lokalitet, informon Struga Ekspres.

Nga bashkësia lokale e Shumit për Struga Ekspres tregojnë se pas mbledhjes së mbrëmshme ka reaguar edhe policia ku menjëherê kanê patrulluar në këtë lokalitet mbrëmë dhe sot gjatë ditês.

Edhe banorë tê tjerë tregojnë se kanë verejtur dhjetra policë nëpër rrugët e Shumit duke qarkuluar vazhdimisht me makinë.

Kujtojmë se para dy ditês një nga kamerat e sigurisē të një shtëpie në Shum ka kapur hajdutët duke qarkulluar nëpêr shtëpitë e vjedhura, ku pritet edhe identifikimi i tyre.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments