Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBanorët e lidhin në pemë kryetarin e komunës, nuk e mbajti premtimin

Banorët e lidhin në pemë kryetarin e komunës, nuk e mbajti premtimin

Një kryetar komune në qytetin jugor meksikan të Chiapas është lidhur në pemë nga rezidentët e tërbuar vendorë, pasi u prezantoi atyre sistemin “e ri” të ujit të pijshëm në gjendje të rrënuar dhe jofunksionale.

Mediat lokale raportonin se Óscar Ramírez po prezantonte të hënën një seri projektesh publike që u kishte premtuar banorëve të qytetit të Frontera Comalapa.

Përfaqësues të pakënaqur nga 11 komunitetet nga të cilat përbëhet qyteza në kufi me Guatemalën, ngritën pyetje të zemëruar ndaj Ramírez për gjendjen e rrënuar të sistemit të ujit të pijshëm dhe më pas e kapën atë duke e mbajtur kundër dëshirës së tij për njëfarë kohe.

Ramírez ishte fotografuar me maskë ne fytyre dhe me duart e lidhura prapa një peme.

Një burrë në video që identifikohet si përfaqësues i shoqatës së banorëve dëgjohet duke dënuar gjendjen e keqe të depozitës së ujit prej betonit.

Lideri i komunitetit ngjitet mbi depozitën dhe gërvisht sipërfaqen e saj, e cila është mbuluar me beton për të parandaluar rrjedhjen e ujit.

“Ai na premtoi se do të bënte një punë të mirë për njerëzit e Comalapa, por kjo ishte e gjitha një mashtrim sepse sistemi i ujit nuk punon mirë”, tha rezidenti i cituar nga e përditshmja El Sol de Mexico.

Ramírez doli dje në rrjetet sociale duke u përpjekur të mos i jepte rëndësi incidentit duke thënë se nuk ishte lidhur në pemë, edhe pse kjo dukej qartë në fotot.

“Ata nuk më lidhën”, tha ai. “Ishte një takim me 11 përfaqësues të zonave në Comalapa për prezantimin e sistemit të ujti të pijshëm”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments