Prej më shumë se 2 orë Ladorishti, Frëngova, Kalishti,Fierishta, Radozhda dhe disa lokalite të tjera kanë qenë pa energji elektrike.
Banorët e këtyre fshatrave shprehen të revoltuar nga EVN Maqedonia e cila sipas tyre tallet me qytetarët duke u sjellë me mospërfillje ndaj ankesave të qytetarëve për parregullsitë e mëdha gjatë furnizimit me rrymë elektrike,ku edhe kohëve dhe ditëve të fundit ka shumë ndërprerje të rrymês elektrike dhe në shumë raste as nuk lajmërojnê se do të ketë ndërprerje të rrymës elektrike.
“Kjo është tallje dhe përbuzje për ne, EVN vepron sipas qejfit të saj.Ndërpret rrymën elekrike sa herë dëshiron.Sonte kishte më shumë se 2 orë ndërprerje të rrymës elektrike.
“Sa herë që bie pak shi dhe borë, kemi frikë se rryma do të ndëprehet.Aspak siguri nuk kemi nga EVN, por nga ana tjetër i paguajmë faturat shumë të fryra”,shprehen të revoltuar disa banorë të fshatrave të Strugës.
(Struga Ekspres)