Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBankat dhe përmbaruesit nxjerrin në shitje pronat e Fiat Canoskit, edhe shtëpinë...

Bankat dhe përmbaruesit nxjerrin në shitje pronat e Fiat Canoskit, edhe shtëpinë e tij në Strugë (dok)

Pronat e ish-deputetit dhe liderit të Partisë për Ardhmëri Evropiane, Fijat Canoski dhe të kompanisë së tij Fine janë nxjerrë në shitje nga NLB Tutunska Banka si dhe nga një përmbarues.

Lista e shitjes së pronave përmes përmbaruesve mund të gjendet në faqen e Bankës NLB Tutunska Banka. Në këtë listë janë për shitje një objekt dhe tokë në rrugën Pero Nakov në Shkup, atje ku ka qenë A1 televizioni, por edhe tokë në Gazi Babë si dhe universiteti në Shkup, shkruan portal “Zase.mk”, transmeton INA.

Përmbaruesi e ka nxjerrë në shitje edhe shtëpinë familjare të Canoskit në Strugë, por edhe një pjesë të pasurisë së tij familjare. Në dokument thuhet se kjo pasuri është nxjerrë në shitje, pasi që ato ishin përdorur si hipoteka me një vlerë deri në 15 milionë euro.

Canoski ishte një nga viktima e goditura nga regjimi i kaluar, kur objekti i tij u rrënua me dinamit, ndërsa kjo ishte urdhëruar nga ish-kryeministri Nikola Gruevski në bashkëpunim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve. Rasti është hapur nga Prokuroria Speciale i koduar si “TNT”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments