Balotazhi, Maqedonia do të sfidojë Italinë

0
7
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Në Cyrih të Zvicrës, u hodh shorti për balotazhin e Botërorit “Katar 20222”. Përfaqësuesja e Maqedonisë, e cila për herë të parë është pjesë e balotazhit, në kuadër të turneut të tretë, do të përballet me kampionin aktual të Evropës, kombëtaren e Italisë. Dyshen tjetër të këtij grupi e përbëjnë Portugalia dhe Turqia, ndërsa fituesi kalon në finale, ku fituesi siguron biletën e Botërorit “Katar 2022”.

Grupi A

Skoci-Ukrainë 24 Mars

Uells-Austri 24 Mars

Finale: Fitueset në Uells ose Austri 29 Mars

Grupi B

Rusi-Poloni 24 Mars

Suedi-Republika Çeke 24 Mars

Finale: Fitueset në Rusi ose Poloni 29 Mars

Grupi C

Itali-Maqedoni e Veriut 24 Mars

Portugali-Turqi 24 Mars

Finale: Fitueset në Portugali ose Turqi 29 Mars

Plot 12 skuadra europiane do të marrin pjesë në fazën “Play Off” dhe vetëm 3 prej tyre do të sigurojnë një biletë për në “Katar 2022”. Sistemi i “Play Off”-it organizohet në 3 grupe me 4 skuadra, të cilat përballen dy e nga dy në gjysmëfinale dhe fitueset sfidohen në finale për një biletë. Ndeshjet e balotazhit do të zhvillohen më 24 dhe 25 mars të vitit 2021.

Kujtojmë se më parë kualifikimin në Botërorin “Katar 2022” e kanë siguruar kombëtaret e Katarit, Gjermanisë, Danimarkës, Brazilit, Anglisë, Belgjikës, Kroacisë, Spanjës, Serbisë, Francës, Zvicrës, Holandës dhe Argjentinës.