BACA HALIL TUNGJATJETA
Nga Metali Alili për Struga Ekspres
I prekur thellë nga qasja injorante e shumë figurave publike ndaj humanistit Halil Kastrati,, më bën të pyes se, çfarë bëni ju për skamnorët ? Kur shiqova zonjën e një mediumit që kritikoi Halil Kastratin kuptova se ajo nuk e kishte hallin me Halil Kastratin por me Besim Dinen, meqë emisioni OXYGEN nuk mbahet në mediat e familjes së sajë.
Nuk kam ç’të flasë për ata që kanë rrëmbyer gjithçka nga populli kurse ndihmat humanitare i shfrytëzuan për qëllime personale kapitaliste, që kur të vijë rradha u’a numëroj një për një.
Nuk më habit as Berat Buzhala, mbase ai është një nga zhvatësit më të mëdhejë të gjithçkaje publike e private.
Është një nga reketuesit më të mëdhenjë që mbanë mend Kosova e pas luftës.
Qellimi i tij është të tërheq vëmendjen e opinionit mu si ajo Xhara.
Këta që flasin, në fillim bëjnë mirë të na tregojnë a ndjehen besimtar Islam, nëse po, atëherë a e japin zeqatin nga pasuria e tyre maramendëse ?
Baca Halil kur u’a hap derën atyre që këta s’ua dinë as fshatin pa dyshim që ngjallë shpresën, ua shpalos dritën në fund të tunelit.
Ata që se kanë atë ndjenjë s’arrinë ta kuptojnë. Ata janë mirë në luksin e tyre, në oxhaqet e ngrohta dhe barkun plotë, për ata drita në fund të tunelit është treni, po po ai treni i juaj që po ua errëson shpirtërat dhe nga frika s’dinë se ç’flasin, fali bac se aq dinë ose paraja ua ka bler edhe shpirtërat, ndoshta kurrë në jetë nuk e kanë parë ç’farë është skamja.
Ata e kanë lexuar Migjenin por kurrë se kanë perjetuar.
Ata se dinë çfar është buka e mykur dhe uji n’vend të qumështit.
Ata se dinë se si është të bjerë pika e ujit në mes të shtratit nga pullazi.
Ata se dinë as atë ndjenjë kur pyesin fëmijët a piqet buka oj nënë apo presim kot.
Ata s’kan dëgjuar zë femije që pyet pse fielli për ta s’është i ngrohtë.
Kur ata kanë ujë të ngrohtë në familje, një gjygim mbetet i akulltë mbi koftor sepse drunjtë u kanë mbaruar, ato pak degë, flaka i merrë shpejtë. Fali bac, fali, aq dinë aq bejnë. Baca Halil t’u ngjatjeta, këta këtë punë kanë.
Mos i merrë për zemrër bac, aq dinë aq bejnë. Ugurolla…
(Struga Ekspres)